Një burrë ka vdekur dje në Gjilan. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Viktima mashkull nga Kosova në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
/TV Malisheva