Një 6-vjeçar nga Komuna e Gjilanit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i dyerve të metalit të oborrit të një shtëpie.

Raportohet se paraditen e së mërkurës në fshatin Verbicë të Kmetovcit ishin rrëzuar dyert e metalit e të cilat lënduar fëmijën.

Kështu ka treguar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani../TV Malisheva

“Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofru ndihma e parë në Spitalin privat SËIS-CLINIC. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftu se fëmija ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori I shtetit I Krimeve të rënda si dhe inspektori I punës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit”, tregoi Hashani 

Share.