Ka vdekur Adem Mikollovci, aktori i njohur shqiptar.

Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e Mikullovcit.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!”, ka shkruar Lumnije Mikullovci.

Ajo ka thënë se ndërkohë do të njoftojnë për ceremoninë e varrimit.

“Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, shkruhet në njoftim.

Adem Mikollovci, në vitin 2017, zgjedhjet e 11 Qershorit, u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike./TV Malisheva

Share.