Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, aktorja Eileen Pollock, e njohur për rolin e Lilo Lill në “Bread”.
Familja e saj ka thënë se ajo vdiq në qetësi në shtëpinë e saj në Londër ditën e diel.
Në një njoftim për media thuhet se Pollock do të mbahet mend si aktore, shkrimtare dhe tregimtare, si dhe e kanë përshkruar si një motër dhe teze të dashur.
“Bukuria, buzëqeshja dhe sytë e ty të dashur u dhanë kënaqësi të gjithëve”, shkruan mes tjerash në komunikatë.
Eileen ishte një aktore nga Irlanda e Veriut, e njohur më së shumti për rolin e Lilo Lill në komedinë televizive “Bread” që është transmetuar gjatë viteve 1986-1991. /TV Malisheva