Të dielën ka vdekur Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar Floretë Zejnullahu, e cila është edhe deputete e PDK-së.

“Lamtumirë BABA SABIT”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Hakifi, djali i tij u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

“Hakif Zejnullahu ka një kontradiktë mes heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse heshtjen e ka të jashtëzakonshme, punën e ka po ashtu të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur”.

“Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme”.

/TV Malisheva

Share.