Një mjek kinez që është heshtur për përpjekjen e tij për të paralajmëruar epideminë në fund të dhjetorit dhe që vuan nga vetë sëmundja koronavirus ka vdekur sot, raporton BBC.
Okulisti Li Wenliang informoi grupin e tij të kolegëve në Shkollën e Mjekësisë më 30 dhjetor për një aplikacion kinez për mesazhe se shtatë pacientë nga një treg lokal ushqim deti që vuanin nga sëmundje të ngjashme me SARS u vendosën në karantinë në spitalin e tij në Wuhan.
Policia kineze reagoi shumë shpejt ndaj pohimeve të mjekut dhe e vizitoi atë duke i thënë që të mos flasë lidhur me këtë çështje, pasi autoritetet dëshironin t’i mbanin të gjitha lajmet në heshtje, transmeton TV Malisheva
Okulisti postoi historinë e tij në faqen Weibo nga një shtrat spitalor një muaj pasi dërgoi paralajmërimin e tij fillestar.
Li, 34-vjeç, kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që ai mendonte se dukej si Sars – virusi që çoi në një epidemi globale në vitin 2003.
Më 30 dhjetor ai u dërgoi një mesazh mjekëve të tjerë në një grup bisede duke i paralajmëruar ata të vishnin rroba mbrojtëse për të shmangur infeksionin.
Katër ditë më vonë ai u thirr në Byronë e Sigurisë Publike, ku iu tha të nënshkruajë një letër. Në letër ai u akuzua për “komente false” që kishin “trazuar rëndë rendin shoqëror”.
Ai ishte një nga tetë personat që policia tha se po hetohej për “përhapjen e thashethemeve”.
Autoritetet lokale më vonë i kërkuan falje doktor Li, transmeton TV Malisheva.
Në postimin e tij në Weibo ai përshkruan se si më 10 janar filloi të kollitet, ditën tjetër ai kishte ethe dhe dy ditë më vonë ishte në spital. Ai u diagnostikua me koronavirus më 30 janar.
Një numër postimesh në faqet e mediave sociale kineze kanë shprehur hidhërim për vdekjen e tij.
Shumica e viktimave të koronavirusit ishin mbi moshën 60-vjeç ose vuanin nga kushte të tjera mjekësore, sipas autoriteteve shëndetësore të Kinës. Historia mjekësore e mjekut Li nuk dihet.
Virusi ka mbytur deri më tash mbi 560 njerëz dhe ka infektuar 28,000 të tjerë në Kinë.