Babai i këngëtares milionere, Adele, me të cilin ajo nuk fliste, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Mark Evans, i cili nuk kishte folur me vajzën e tij për vite me radhë pas një konflikti të hidhur, vdiq pas një beteje me kancerin, raportoi The Sun.

Një burim i tha gazetës se familja e Z. Evans ‘natyrisht ishin shumë të mërzitur nga vdekja e tij’, shkruan DailyMail.

Ata shtuan se marrëdhënia me vajzën e tij mbeti ‘e ashpër deri në fund’, me gjithë përpjekjet për t’i ‘rregulluar gjërat’.

Ai dhe vajza e tij i prishën raportet në vitin 2011 kur Evans, i cili u largua nga këngëtarja kur ishte ajo fëmijë, pohoi në një intervistë se ajo luftoi për të gjetur dashurinë për shkak të çështjeve të braktisjes së saj.

Vdekja e tij vjen pasi u raportua në vitin 2019 që Z. Evans po fitonte vetëm 50 funte në ditë si shofer i dorëzimit për kompaninë ‘Yodel’.

Z. Evans kishte zbuluar në vitin 2013 se vuante nga kanceri i zorrëve.

Në një intervistë atë vit, ai u shpreh se dëshironte ‘thjeshtë që vajza e tij të kthehej’ pas vitesh pa folur me të.

Duke folur dy vjet më parë, z. Evans pranoi se ai ishte një ‘baba i kalbur’ për vajzën e tij kur ajo ishte duke u rritur.

“Unë pija dy litra vodka dhe shtatë apo tetë birra çdo ditë. Kam pirë kështu për tre vjet. Zoti e di vetëm se si i mbijetova asaj”, tha ai.

Ai shtoi se ai ishte ‘thellësisht i turpëruar’ për atë që kishte ‘bërë’.

Evans, i cili jetonte në një shtëpi të vogël me qira në Bridgend, Uellsin Jugor, po fitonte midis 50 dhe 100 funte për punën e tij si shofer dërgesash – që përfshinte dorëzimin e parcelave për shërbimin ndërlidhës ‘Yodel’, siç raportohet nga The Sun.

Gazeta fotografoi alkoolistin e reformuar, të veshur me xhinse dhe një këmishë rozë, duke bërë xhiron e tij.

“Ai nuk ka pasur një jetë në të vërtetë, ai thjesht ekziston. Ai dikur ishte një hidraulik, por kaloi në drejtimin e automjetit disa muaj më parë”, kishte thënë aso kohe një burim pranë tij.

Evans mori përgjegjësinë e plotë për dështimet e tij si baba – duke u larguar kur vajza e tij kur ajo ishte tre vjeçe, duke lënë nënën e saj Penny Adkins për ta rritur atë e vetme.

Pavarësisht prishjes së marrëdhënies së tij me Penny, Z. Evans mbeti i afërt Adele, e cila do të kalonte pushimet e shkollës në Uells me gjyshërit e saj Rose dhe John Evans dhe vëllanë e saj Cameron.

Lajmi për vdekjen e babait të saj vjen vetëm disa ditë pasi Adele ndau një sërë fotografish me ndjekësit e saj në Instagram, për ditëlindjen e saj të 33-të. /TV Malisheva

Share.