Një shtetase e Shqipërisë ka vdekur në QKUK të shtunën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku më 4 qershor. Aksidenti kishte ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth orës 12:00.

“Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

/TV Malisheva

Share.