Ka vdekur edhe një i ri, i cili i plagosur të dielën në Vushtrri.

Gjendja e tij ishte e rënduar si dhe si pasojë e plagëve të marrura, ai ka vdekur dje në QKUK.

Ai është L.M. nga Skenderaj, raportojnë mediet.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se dy nga pesë të arrestuarit janë të moshës 24 vjeç.

“Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, tha Zahiti.

/TV Malisheva

Share.