Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19

Afrim Tafa ishte vetëm 34 vjeçar dhe humbi betejën me koronavirusin, transmeton arbresh.info

Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirusin.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri sot pasdite ishte 284.

Numri i të infektuarve është 9 mijë e 492, kurse 5.346kanë arritur të shërohen.

Postimi i plotë: 

Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot.

Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes.

I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës.

I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!

I lehtë i qoftë dheu!/Tv Malisheva

Share.