Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.
“Viktima femër nga Kosova ka ndërruar jetë në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
/TV Malisheva