Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërdë, raporton TV Malisheva.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve, i cili ka dalë nga rruga, shkaqet deri tani janë të panjohura.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML.

Njoftimi i Policisë:

Vetë aksident me fatalitet

Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes.

Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve (i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura).

Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasojë e lëndimeve në vet aksident ka ndërruar jetë.

Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan.

Share.