Ka vdekur një person pasi që ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj”.
Vdekja e tashmë të ndjerit ndodhi pasditen e së dielës, ku vdekjen e tij e konstatoi ekipi mjekësorë që doli në vendin e ngjarjes.
Nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orë thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull nga Kosova ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /TV Malisheva