Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:32 në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion dhe rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Një mashkull nga Kosova, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

/TV Malisheva

Share.