Në orën 22:00 në QKUK ka vdekur një person nga Malisheva, pasi është vetplagosur me armë zjarri, sot në orën 17:10.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Prishtinë për obduksion.
“Sot rreth orës 17:30 Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informatë për një person të plagosur. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur rastit në fshatin Panorc. Viktima fillimisht është dërguar në QKMF dhe pastaj për shkak të plagës së rëndë është dërguar në QKUK. Arma e përdorur është konfiskuar dhe rasti edhe evidentuar si tentim vetëvrasje. Rreth orës 22:00 personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.