Shpikësi i komandës mjaft të njohur kompjuterike “copy-paste”, Lawrence Tesler vdiq këtë javë në moshën 74-vjeçare, sipas një njoftimi të bërë dje në Twitter nga kompania Xerox.

“Ish-shkencëtari i Xerox-it shpiku komandat copy-paste-cut dhe shumë të tjera. Falë ideve të tij revolucionare, dita juaj e punës është shumë më e lehtë”, theksoi Xerox.

Aftësia për të “prerë” e “ngjitur” një pjesë teksti, pa kaluar përmes shumë fazash të ndërlikuara, u frymëzua nga një teknikë më e hershme e epokës dixhitale, që kishte të bënte me prerjen e pjesëve të fjalive të shtypura dhe fiksimin e tyre diku tjetër me shirit ngjitës.

I diplomuar në Universitetin e Stenfordit, në Kaliforni, Tesler ishte i specializuar në fushën e ndërveprimit midis njerëzve dhe makinerive.

Ai punoi kryesisht për “Amazon”, “Apple”, “Yahoo” dhe qendrën kërkimore “Xer ox” në Palo Alto./TV Malisheva /

Share.