Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke thënë se dyshohet se shtetasi gjerman është hedhur nga hoteli.

Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente, raporton reporteri.

Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës./Tv Malisheva

Share.