Aktori i njohur i serisë “Seinfeld”, Richard Herd, ka vdekur të martën më 26 maj nga kanceri. Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij prej 40 vjetësh, Patricia Crowder Herd.

Ajo tha për “The Hollywood Reporter”, se bashkëshorti i saj vdiq në shtëpinë e tyre në Los Angeles.Richard Herd ishte i njohur në botën e filmave fantastik-shkencorë, si dhe kishte luajtur në tri projekte të ndryshme, “Star Trek”.

Ai e kishte portretizuar Klingon L’Korin në serinë e vitit 1993, “Star Trek: The Next Generation”, dhe më vonë e ka portretizuar admiralin Owen Paris në seritë, “Star Trek: Voyager” dhe “Star Trek Renegades”.

Aktori gjithashtu ka qenë pjesë e disa projekteve filmike, duke luajtur krahas yjeve, Robert Redford dhe Dustin Hoffman, në filmin e vitit 1976 “All the President’s Men’, dhe tri vjet më vonë ai e ndau ekranin e madh me aktorët, Jane Fonda, Jack Lemmon dhe Michael Douglas, në trilerin “The China Syndrome”.

Roli i tij i fundit ishte në filmin e vitit 2019, “The Silent Natural”, i cili e rrëfente historinë e lojtarit të njohur të bejsbollit, William Hoy, si dhe erdhi një vit pasi Herd luajti në filmin e regjisorit ikonik Clint Eastwood, “The Mule”, pjesë e së cilit ishte edhe aktori, Bradley Cooper.Ndër seritë e njohur televizive në të cilat aktori mori pjesë me role të vogla janë: “Desperate Houseëives”, “Rizzoli & Isles”, “Shameless” dhe “Hawaii Five-0”.Si fëmijë, Herd i kishte mbijetuar një infeksioni serioz të eshtrave, dhe ai besonte që kjo eksperiencë i kishte ndihmuar të aktrojë më mirë, ngase ia ka zhvilluar imagjinatën./Tv Malsheva

Share.