Ka vdekur profesori dhe gazetari, Haqif Mulliqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Getoarba.

“Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.

Mulliqi, i cili ishte edhe shkrimtar e dramaturg, ka vdekur në moshën 63 vjeçare.

Mulliqi ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

Ai do të mbahet mend gjithashtu për kontributin e dhënë në vitin 1998 dhe 1999 si reporter i luftës.

Ngushëllime ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare. Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve. Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga AGK.

/TV Malisheva

Share.