Sipas njoftimit të policisë mbrëmë një burrë ka raportuar se ka vdekur vajza e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ankuesi mashkull shtetas i Kosovës ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër shtetase e Kosovës e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet. /TV Malisheva