Reperi i njohur, Gramoz Aliu i njohur ndryshe si Mozzik i ka reaguar, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili dje tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Mozzik thotë se askush nuk ka të drejtë të ofendon luftën e shejtë të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Ai tutje thotë se UÇK-ja nuk është vetëm themeli shtetit, por është vet Shteti i Republikës së Kosovës.

|Veç edhe ni rrajë t’pastë metë e fijës të Shqiptarit nuk mundesh të mendosh gabim a po ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së po besa dikujt e dikujt nuk i ka mbetë as një fije .

Besa dikush as fëmijeve të vet nuk ua tregon historinë e UÇK-së , mendojnë që është e pa nevojshme të dinë fëmijet për luftën tonë .

Nuk e di ..sidomos ata që jan rritur Kosovë, e prindërit e tyre po në të njejtin vend jan rritur e kan vdekur këtu ..Hala ” dyshojnë ” në luftën e UÇK-së .

UÇK-ja nuk është vetëm themeli shtetit , por është vet Shteti i Republikës së Kosovës .
UÇK-ja ishte , e është ende !

Veç edhe me ma shumë ushtarë sot 😉

#history #UÇK”.

Share.