“Dardanët” do të përballen me kombëtare e Greqisë ditën e nesërme, takim ky që zhvillohet në ora 20:45.

Kosova do jetë nikoqirë në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve të kategorisë C, shkruan TV Malisheva

Para këtij takimi, Vedat Muriqi dhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse kanë folur për media.

Muriqi u shpreh se Kosova e tregoi ndaj Qipros se është pretendent për ta fituar grupin duke shtuar se dy kundërshtarët e rradhës janë më të vështirë se Qipro.

“Dimë aftësitë e kundërshtarit pasi e njohim mirë, kemi punuar intesivisht dhe do përpiqemi të korrim fitore. Me Greqinë nuk do gabojmë sikurse me Qipron në pjesën e parë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol, por gjithmonë është kënaqësi si sulmues ta ndihmojë ekipin me gola, shpresoj që atmosfera të jetë e zjarrtë”, tha fillimisht ai.

“Mund të them se është grupi më i vështirë në Ligën C, ky ku ndodhemi ne, ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë treguam se jemi pretendentë për vendin e parë, dy ndeshjet e ardhshme kemi dy kundërshtarë më të vështirë se Qipro”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

/TV Malisheva

Share.