Vedat Muriqi mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar shqiptarë në tregun e transferimeve.
Tashmë disa kohë është raportuar se dy skuadra evropiane po interesohen për shërbimet e 26-vjeçarit prizrenas.
Tottenham Hotspurs dhe Lazio thuhet se kanë bërë edhe ofertat e tyre të para, por që janë refuzuar prej skuadrës turke të Fenerbahçes.
Por, sot mediat turke shkruajnë që shtatgjati i përfaqësueses sonë preferon kalimin te Spursat para lacialëve italian.
Madje, londinezët janë të gatshëm të përmbushin kërkesën e klubit nga Stambolli prej 30 milionë në mënyrë që sulmuesi të jetë i lirë në afatin kalimtar të verës.
Ndryshe, Muriqi këtë sezon me “kanarinat e verdha” ka shënuar 15 gola dhe pesë asistime./ Tv Malisheva