Istogut, me ç’rast janë njohur me problemet që po e përcjellin këtë komunë.
Pas takimit që patën me kryetarin e Komunës, para mediave u tha se pandemia Covid-19, administrata publike dhe projektet infrastrukturore ishin temat kryesore që u trajtuan.
Nikoqiri, Haki Rugova, duke falënderuar bashkëpartiakët për vizitën e bërë, tha se u dakorduan që problemet me pandeminë Covid-19 të jenë ndër prioritetet e tyre.
Por tha se u trajtuan edhe tema të tjera në interes të qytetarëve.
Rugova: Biseduam gjerë e gjatë për problemet rreth pandeminë Covid-19
“Biseduam gjerë e gjatë për problemet rreth pandeminë Covid-19, ku MPB ka një rol të veçantë. Angazhimi ynë i përbashkët është në kuadër të shtabeve emergjente në mënyrë që sa më lehtë dhe sa më mirë dhe lehtë ta kalojmë këtë situatë që e ka kapluar tërë botën. Kemi biseduar edhe për problemet të tjera që ndërlidhen me administratë publike dhe ministri Veliu e dha premtimin e vet që problemet që i kemi shume shpejt të tejkalohen. Sigurisht që edhe në infrastrukturë kemi disa marrëveshje të nënshkruara me ministrin Abrashi për projekte në infrastrukturë në komunën e Istogut dhe janë disa të tjera që do të fillojnë shumë shpejt. Jam i sigurt që me një bashkëpunim të mirë do t’i tejkalojmë”, tha ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se menjëherë pas aktivizimit të planit të reagimit kombëtar, ka filluar një cikël të vizitave nëpër komuna dhe kjo është vizita e parë, ku do të njoftohet se si po zbatohen masat sa i takon pandemisë Covid-19.
Veliu: jam i kënaqur me atë se çfarë dëgjova nga kryetari
“Unë jam i kënaqur me atë se çfarë dëgjova nga kryetari. Numrin e të prekurve që ende po mbahet nën kontroll në komunën e Istogut, por edhe me masat që komuna bashkërisht me inspeksionin dhe policinë po i ndërmarrin në zbatim të masave ndaj Covid-19. Po ashtu diskutuam edhe çështje që ndërlidhen me MPB-në, sepse administrata publike është në kuadër të MPB-së dhe si pasojë e pakos së ligjeve të administratës publike disa çështje kanë mbetur ende të pa definuara dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne po punojmë që ato ligje që janë në fuqi t’i plotësojmë edhe me akte të tjera nënligjore në mënyrë që të definojmë çështjen e funksionimit të Administratës Publike në tërësi dhe çështjen e pranimit të punëtorëve të rinj”, tha ai.
E ministri i Infrastrkuturës, Arban Abrashi dha një lajm të mirë për istogasit. Ai tha se shumë shpejt do të nisin dy projekte madhore infrastrkutorore.
Abrashi: Dy projekte madhore do të fillojnë shumë shpejt
“Diskutuam për çështje të projekteve të ndryshme infrastrukturore që përfshijnë edhe ndërhyrjen e brendshme të qytetit, por edhe disa fshatra. Por gjithsesi edhe projekte me afatgjate që e fuqizojnë Istogun në këtë pjesë të Kosovës, duke nxitur më shumë edhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Dy projekte më madhore që i diskutuam sot që do të fillojnë shumë shpejt janë rruga që lidh Istogun me Bjeshkët e Moknës dhe kjo do të lidhë më afër bjeshkën me Istogun që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Dhe projekti i dytë madhor do të jetë një lidhje më e shpejtë e Istogut me rrugën Pejë-Prishtinë dhe kyçje në autostrada”, tha ai.
Komunën e Istogut gjatë ditës pritet ta vizitojë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ndërsa Veliu së bashku me Abrashin vizituan edhe Komunën e Pejës./Tv Malisheva