Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka reaguar ndaj Luan Vokshit.
Këtë të fundit, Vëllaznimi e quan si shpifës dhe manipulues flagrantë.
Më poshtë reagimi i plotë nga KF Vëllaznimi i bërë në faqen zyrtare të tyre në Facebok:
Shpifjet dhe manipulimet flagrante të Luan Vokshit
Ditë më parë, në Gjakovë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit, në të cilin, pos tjerash, është dashur të zgjidhet edhe përfaqësuesi i kësaj Lidhjeje në Komitetin Ekzekutiv të FFK-s. Për këtë post, K.F.”Vëllaznimi”, pas konsultimeve paraprake, zyrtarisht e ka propozua sekretarin e klubit, punëtorin e dëshmuar sportiv Blerim Vulen. Shkresën zyrtare me këtë propozim, klubi e ka dërgua në LRF 17 ditë para mbajtjes së Kuvendit.
Nga dëshira që propozimi ynë të mos kaloi dhe i propozuari ynë të mos zgjedhët në postin për të cilin e kemi propozua na, kryetari i LRF të Gjakovës , Luan Vokshi, ka bërë një seri manipulimesh dhe shpifjesh të ulëta. Skresën tonë zyrtare, me logo e vulë të Klubit dhe të protokoluar, e ka shpallur si jo legjitime dhe të propozuarin tonë nuk e ka futur fare në votim! Arsyetimi i Vokshit për këtë veprim, pas të cilit qëndron vetëm mosdurimi personal ndaj të propozuarit tonë, ka qenë se atë shkresë e ka nënshkruar personi i paautorizuar, e ai jam unë, Besnik Gojani.
Për njoftim të opinionit dhe të organeve të FFK-s, ju bëjë me dije se unë zyrtarisht jam duke e kryer detyrën e menaxherit të klubit. Për këtë detyrë jam i licencuar në FFK me nr. të ID-s: 011420M74 si dhe jam i konfirmuar zyrtarisht me shkresat zyrtare dërguar FFK-s me datat 09.08.2019 dhe 21.08.2019. Mu duke u nisur nga ky fakt, FFK-ja, tash e sa muaj dhe tash aktualisht, çdo shkresë me nënshkrim timin e ka marrë si zyrtare dhe legjitime.
Duke vepruar kështu, Luan Vokshi, për realizimin e qëllimeve të tija të ulëta, hakmarrjen për arsyena personale ndaj të propozuarit tonë, ka manipuluar me delegatët e Kuvendit të LRF të Gjakovës dhe ka shpifur kundër meje, duke më akuzuar pa asnjë bazë se kinse e kam falsifikuar shkresën e propozimit të Klubit, duke e nënshkruar atë, kinse, pa të drejtë. Kjo është një shpifje dhe një akuzë shumë e rëndë, për të cilën pason përgjegjësia penale. Për këtë arsye, Luan Vokshin, i cili për më shumë se 10 vite sa është anëtar i KE të FFK-s, asnjëherë nuk i ka dalë në ndihmë Vëllaznimit, do ta padisë në Gjykatë, e ai, atje, le ta dëshmon se çka dhe si paskem falsifikuar unë. Me këtë shkresë do ta njoftoi edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, duke kërkuar nga ajo që të shqyrtoi dhe analizoi sjelljet dhe veprimet e anëtarit të KE të FFK-s, Luan Vokshit, me këtë rast.
Me respekt,Besnik Gojani, menaxher i K.F.”Vëllaznimi”.