Gjithnjë e më shumë, është duke u vështirësuar dallimi mes smartfonëve të rinj, derisa mënyra se si quhen është më se e njëjtë.
Kjo është arsyeja, pse LG është duke punuar në një smartfon të ri, që do të kenë pamje dukshëm më ndryshe se të tjerat, por edhe do të quhet në atë formë, që ta bëjë diferencën.
“Jemi duke u larguar nga dizajnet alfanumërike, në favor të atyre që janë më familjare dhe mundësojnë shprehje më të këndshme”, është thënë në komunikatën për medie, ku nuk ka edhe detaje shtesë.
Ndryshimi vjen nga një prodhues që telefonin e fundit e ka quajtur V60 Thinq, që është një emërtim tipik i kohëve të fundit, që vërtetë kërkon ndryshim.
Mësohet se janë hedhur poshtë planet për LG G9 ThinQ, derisa risitë që priteshin të ndodhin në këtë smartfon, pritet të kalojnë te Velvet i ri. Procesori Snapdragon 765, si dhe rrjeti 5G, që pritet të jenë në këtë telefon.
Specifikat mbesin të fshehura, derisa bëhet e ditur se dizajni do të jetë “3D Art Design”, më paraqitje minimaliste, si dhe përfundime të thjeshta në formë rrethore.
Në pjesën e pasme do të jenë tri kamera që kanë formën e pikës së shiut dhe janë të vendosura poshtë njëra-tjetrës, poshtë një drite LED, që të duket sikur është duke rënë shi.
Të dhëna shtesë rreth LG Velvet nuk janë bërë të ditura, por është thënë se do të prezantohet në gjysmën e dytë të muajit që vjen, duke lënë të kuptohet se do të mësojmë të dhëna shtesë gjatë ditëve të ardhshme lidhur me këtë smartfon./ Tv Malisheva