Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.
“Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilindo vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, tha ai.
Para deputetëve, Fejzullahu paraqiti edhe raportin e punës për vitin 2021.
Sfidë, siç tha ai ka qenë kriza energjetike dhe shtrenjtimi i imporitit të energjisë.
“Cmimet e importit, sidmos tetor, nënntor dhe dhjetor janë pesëfishuar. Çmimi mestar për import të energjisë gjatë vitit 2020 ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, 119 euro. Konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak”, shtoi ai.
I pyetur nga deputetët opozitarë për humbjet e energjisë në veri, Fejzullahu tha se janë duke bërë përpjekje për përafrim në lincencimin e Elektroserverit në veri./TV Malisheva