Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, bazuar në ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka nxjerrë vendim për ndalimin e lëvizjes në Komunën e Malishevës, nga ora 14:00 deri në ora 6.00 të mëngjesit.
Malisheva po prin me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus në nivel vendi me 66 raste, prej tyre dy janë të shëruar dhe një ka vdekur.
Ndërkaq nga nesër në këtë komunë është vendosur që njerëzit të lëvizin vetëm prej orës 6 deri në orën 14:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale, si dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë