Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.
“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, tha ai./TV Malisheva