Në Godancë të Shtimes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi gurthemelin e çerdhes së re.
Kryeministri Kurti theksoi se ky projekt dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Shtimes, për të investuar dhe për t’u kujdesur për fëmijët që janë edhe e tashmja, edhe e ardhmja e vendit tonë.
“Kjo është çerdhja e 31-të, në mesin e atyre që i kemi ndërtuar, rinovuar e adaptuar”, tha kryeministri.
Ai ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në investime për edukimin e hershëm, andaj deri më tash ka investuar 10.7 milionë euro për çerdhe, ndërsa janë edhe 5 milionë të tjera prej fondeve IPA, të Bashkimit Evropian.