Vendoset gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec
Kryetari i Rahoveci Smajl Latifi në një postim në rrjetin social facebook ka njoftuar se kan vendosur gurthemelin e Qendrës Rinore dhe Kulturorë në Rahovec.
Objekti pritet të ketë një sipërfaqe prej prej 6,203.24 m2, salla universale/auditorium, me rreth 400 ulëse; zhveshtore, salla për prova etj.
Vlera e kontratës është: 2,982,584.55 €.
“Kemi zotim real nga MKRS-ja dhe ministri Hajrulla Çeku, për ta përkrahur me mjete financiare këtë projekt” ka shkruar ndër të tjera Latifi
/TV Malisheva