E, ashtuquajtura zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjak.
Nga Serbia po thonë se ky veprim e shkel Marrëveshjen për Bashkëpunim Ushtarak e Teknik të nënshkruar në Kumanovë në mes të ushtrisë jugosllave dhe KFOR-it.
Ata theksojnë se e vetmja pikë ku lejohet prania e Policisë së Kosovës është në pikën administrative .
Më tutje sipas tyre, ky parim është shkelur edhe dy ditë më parë kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës tentuan të mbyllin, siç thonë ata një linjë administrative që nuk është nën juridiksionin e Kosovës.
Ata janë ankuar edhe për prezencën e Policisë së Kosovës në veri të Kosovë.
“Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim, dhe ai është të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren në momentin shumë të ndjeshëm të sigurisë me të cilin po përballet e gjithë bota.
Një skenar i tillë nuk do të funksionojë, sepse janë serbët që e dinë çmimin e paqes dhe nuk bien pre e provokimeve të forcave të Kurtit, për të cilët konfliktet dhe pushtimi i veriut janë obsesioni më i madh.
Të mos provokojë dhe provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë e Metohi dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë duke shkelur marrëveshjen, sepse në atë rast e gjithë përgjegjësia është e Prishtinës dhe e ndërkombëtarëve”, thuhet në tutje në reagimin e tye.
/TV Malisheva