Kanale të brendshme të reduktuara thjesht në rrugë me baltë, varka të ankoruara në të thatë, pamje të themeleve të ndërtesave antike, madje edhe përgjatë Kanalit të Madh, janë pamjet që të ofron këto ditë Venecia, që po lufton kundër zbaticës, e cila ka filluar të krijojë probleme serioze për lundrueshmërinë, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.
Natyra e jashtëzakonshme e fenomenit ka të bëjë me kohëzgjatjen.
Problemet më serioze të kanaleve të thata lindin për shërbimet e urgjencës, të tilla si ambulancat e ujit që, në disa situata, duke mos qenë në gjendje vazhdonin lundrimin, u desh të ndalonin para destinacionit dhe të shkonin më këmbë te të sëmurët.
Fenomeni nuk lidhet drejtpërdrejt me thatësirën, por padyshim ka lidhje me regjimin anticiklonik që ka mbështjellë një zonë të gjerë të Evropës, pra duke vepruar si pengesë për fillimin e shirave.
“Natyra e jashtëzakonshme e fenomenit nuk është aq në matjet nën pikën e baticës zero të arritur nga laguna (minus 60 centimetra ditët e fundit) sa në kohëzgjatjen e saj”, thotë qendra bashkiake e parashikimit të baticës.
“Uji i ulët, nisur nga presioni i pritshëm atmosferik, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, të paktën deri të martën”, thekson kjo qendër.
/TV Malisheva