Ditë më parë një grup banorësh të fshatit Astrazup janë organizuar dhe kanë hapur rrugën fushore” Rruga e Belakut” në fshatin Astrazup. Iniciativa dhe organizimi i banorëvë të cilët kanë pasur tokë në këtë anë ka ardhur nga vetë banorët. Të cilët kanë gjetur pikat kadastrale, po ashtu ka pasur banorë që kanë lëshuar pronën në pjesë të ndryeshme për ta zgjeruar rrugën

Më pas kanë krijuar një fond për hapjen dhe mbushjen me zhavor këtë rrugë. Kjo rrugë lidh fshatin Astrazup me Belakun, përkatësisht fshatin Maxharrë. Hapja e kësaj rruge e bënë shumë më të lehtë punimet në arat e kësaj ana.  Nuk përjashtohet mundësia në të ardhmen të jetë zonë banimi e fshatit Astrazup.  Asfaltimi i kësaj rruge nga pushteti komunal do të krijon kushte të mira për banoret e kësaj ane.Rruga ka qenë e mbyllur në dekada. /TVMalisheva . .

Share.