Veprimtari i njohur Cen Desku, përmes rrjetit social, facebook, në përvjetorin e Betejës së Kosharës, ka sjell kujtime të një protogonisti të viteve 1941-1944, kujtime të “Ukë Imerin-Kastrati i Turjakës së Llapushës, i cili na rrëfente për luftën në mbrojte të shqiptarëve në Rozhajë e Pazar të Ri nga çetnikët serb të cilet synonin të hynin në Kosovë, por për 3 vite (1941-1944) me mija ushtar shqiptar të komanduar nga Kapetan Rudi e Kapetan Sata nga Shaban Polluzha e Ndue Përlleshi, njashtu si në prill të vitit 1999 në Koshare, ushtar shqiptar të komanduar nga Agim Ramadani e Sali Çekaj, Anton Çuni e Rrustem Berisha, e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar me qellim të lirisë së Kosovës dhe Bashkimit Kambëtar.”
Postimi i plotë
Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, dua të kujtoj ushtarin e Shqipërisë Etnike, Ukë Imerin-Kastrati i Turjakës së Llapushës, i cili na rrëfente për luftën në mbrojte të shqiptarëve në Rozhajë e Pazar të Ri nga çetnikët serb të cilet synonin të hynin në Kosovë, por për 3 vite (1941-1944) me mija ushtar shqiptar të komanduar nga Kapetan Rudi e Kapetan Sata nga Shaban Polluzha e Ndue Përlleshi, njashtu si në prill të vitit 1999 në Koshare, ushtar shqiptar të komanduar nga Agim Ramadani e Sali Çekaj, Anton Çuni e Rrustem Berisha, e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar me qellim të lirisë së Kosovës dhe Bashkimit Kambëtar.
Baca Ukë i këshillonte dhe i frymëzonte ushtarët e lirisë si nëpër oda ashtu edhe në malet e Turjakës ku qëndruam prej marsit e deri në qershor të vitit 1999, ku u arrit liria me ndihmën e NOTO-së .
Ukë Imeri ishte një Njeri i urtë e i menqur, Ai ka lënë trashëgimtar të devotshë për familje e për Atdhe. Djali Zeqiri u sakrifikua për familje, ndërsa djemtë Ademi e Simani ishin të përndjekur e të burgosur nga sistemi kumunist (tani jetojnë në Suedi) të cilin e luftonte edhe Baca Ukë Imeri, Kastrat i Turjakës.Edhe nipa e mbesa të Bacës Ukë janë të edukuar dhe të dashur për familje e Atdhe.
Kam të ruajtura fotot me Bacën Ukë, në Bjeshkët e Turjakës si dhe në Odën e Rrahman Kastratit – Manit, së bashku me Misionarët Diplomatik Amerikan me seli në Dragobil.
Baca Ukë e përjetoj lirinë e Kosovës dhe na la porosinë para se të shkoi në amshim; “T’a duam familjen dhe të bashkohemi rreth flamuri për Atdhe”.
Lavdi patriotizmit të Ukë Imerit!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Share.