Ka tash e sa ditë që është krijuar një diskurs i madh publik lidhur me ftesën që i është bërë artistit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, për të kënduar në Korçë.

Organizatorët e edicionit të sivjetmë të eventit të ashtuquajtur “Festa e Birrës” në Korçë, janë shprehur se Bregovic është i ftuar nderi në natën finale të ngjarjes.

E një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë në opinion e as nga shumë artistë shqiptarë, të cilët kanë reaguar mbi këtë çështje.

Këngëtarja Vesa Luma vetëm pak pasi publikoi një mesazh të tmerrshëm që kishte pranuar nga një ndjekës me ofendime në baza etnike, vendosi që të publikojë në InstaStory një tjetër moment të veçantë nga karriera e Bregovicit.

Bëhet fjalë për pranimin e mirënjohjes nga presidenti serb Alaksandar Vuçiq në Beograd, i cili e kishte dekoruar artistin boshnjak në shkurt të këtij viti.

Si për të ironizuar me situatën, këngëtarja nga Prishtina ka shkruar “Urime urime” në postimin e bërë në InstaStory.

Bregovic përndryshe në vitin 2006 është dekoruar nga kryetari i atëhershëm i Tiranës, Edi Rama, me Çelësin e Tiranës.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen në fjalë, në rrjetet sociale ka filluar një fushatë e cila po shpërndahet edhe nga figurat publike, ku kërkohet bojkotimi i kësaj ngjarje, ku i ftuar nderi është një artist sllav. /TV Malisheva

 

 

 

Share.