Vesa Luma dhe Big Basta u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sarandë në kalanë e Lëkurësit. Dasma e tyre ishte sa tradicionale, apo aq edhe moderne dhe u cilësua si një nga më të bukurat të atij viti.

Sot, Vesa është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta nga dita e martesës. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet duke nxjerrë kafe nga shtëpia me tabaka, teksa shfaqet me një vello në kokë. Vesa shprehet se ky moment ka qenë shumë stresues për të, por sigurisht tani i kujton me mall këto çaste.

“2 ore para marteses -prova e kafes

Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes.. kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes

Perqafime per krejt nuset e ketij viti -eshte shume mire ma besoni ”, shkruan Vesa përkrah videos.

Kujtojmë se prej disa vitesh këngëtarja jeton larg Shqipërisë, në Australinë e largët, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian. /TV Malisheva

 

Share.