Vesa Luma ka kujtuar një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj.
Artistja, përmes postimit të fundit ka uruar Ditën e Pavarësisë, ndërsa kujtoi momentin kur performoi për 17 shkurt.
Ajo ndihet me fat që këndoi në Ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe thekson faktin se në atë acar e ngrohnin ndjenjat e përziera.
“Urime Pavaresine ! Ti po rritesh shpejt.. ndersa une kurre nuk do ta harroj ate emocion te asaj dite!
Kisha fatin te kendoj ne ate nate te ftofte e me acar- por ngrohtesia ,e pesha e ndjenjave te perziera ,te qenurit pjese e historise tejkaloi cdo gje!
Une bija jote ,uroj qe ky shpirt rinor i flakte qe i ben balle cdo lufte te te mbaj te re e te fresket pergjithmone! /TV Malisheva