Këngëtarja Vesa Smolica mbrëmë ka përfaqësuar Shqipërisë në “Ohrid Fest” 2022 i cili është mbajtur në Ohër, ku edhe u votua me vendin e 3 ndër artistë të tjerë.

Ajo ka shkruar në Facebook se në mbrëmjen e artistëve ndërkombëtar, është paraqitur me këngën “Kaj”, para një jurie prestigjioze me artistë, kompozitorë, tekstshkruesë e këngëtarë të njohur në të gjithë Evropën.

“U votova me vendin e 3 në këtë festival ndër artistë të tjerë. Falënderoj Aavni Qahili që me mundësojë pjesëmarrjen dhe për veshjen kreatoren Blerina Kllokoqi-Rugova”, ka shkruar ajo./TV Malisheva

Share.