Vesel Krasniqi nga radhet e Nisma Socialdemokrate përmes rrjetit social facebook, ju ka kunder pergjigjur VV-së

Ja postimi i plotë :

Ju që kërkuat vota nga qytetarët e Malishevës në kuadër të VV-së e sidomos ju kandidat për deputet i dështuar nga vv që fyeni qytetarët e Malishevës dhe krahasoni me rriqrat nga të cilat kanë vdekur 18 qytetar të Komunës së Malishevës, duhet të ju vie turp si një “intelektual” që na rikujtoni neve dhe familjeve që kanë humbur familjarët e tyre nga rriqrat.
Vërtet më vie keq nga ata që kanë votuar njerëz të till nga VV-ja, njerëz që pa asnjë fije turpi ironizojnë qytetarët e Malishevës, sidomos të turpëruar duhet të ndjehen ata qytetarë të Malishevës nga radhët e vv-së që ditëve të fundit sulmuan NISMEN dhe ushtruan presione të ndryshme përmes portaleve me të pavërteta.
Këto reagime dhe shumë veprime të tjera të skrupullta që ndodhën ditëve të filundit nga VV-ja janë dëshmia më e mirë për të kuptuar ftyrën e vërtetë të VV-së pa maska.
Andaj juve Visar Korenica duhet të iu vie turp për fyerje të tilla që ju dhe subjekti juaj keni marrur vota edhe nga qytetarët e Malishevës, e që jamë shumë i sigurtë që herave tjera do ta merrni fakturën e merituar nga këta qytetarë.
Unë ndjehem i nderuar dhe me fatë që jamë qytetarë i Komunës së Malishevës e cila sa për kujtes vetëm gjatë luftēs së fundit dha 74 dëshmorë, ishte streh dhe maxhe për 85 000 banor gjatë luftës, kjo ishte Malisheva që strehojë mëse 10 000 banorë nga Rahoveci me fshatra për muaj të tër ku ka mundur të jetë edhe familja e juaj.
TURP !! VK

Share.