Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vlerësuar se 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë.

Veseli bëri këtë deklaratë në 22-vjetorin e zhvillimit të betejës së luftëtarëve të UÇK-së ndaj forcave armike në Likoshant dhe Qirez.

“Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook

Share.