Kryetari i PD’së, Kadri Veseli, ka folur  pas humbjes së pushtetit pas 12 vjetësh, ku ka theksuar se tash duke qenë në opzitë me asnjë çmim PDK’ja nuk hyn në pushtet, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë se PDK’ja është e vendosur të jetë në opozitë dhe të luajë rolin e saj opozitar.

“Në asnjë variacion, PDK-ja s’hyn në pushtet. Me asnjë çmim”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se me deklarimet se prioritet është lufta kundër korrupsionit, PDK-ja s’ka menduar vetëm që të fitojë zgjedhjet.

“S’kemi bërë deklaratë vetëm për shkak të 6 tetorit, por besoj në kauzë. Ideja ime ishte dhe do t’i shkoj deri në fund. Ne përgjegjësitë do t’i kemi edhe më aktive, nga një rol i ri opozitar. Duhet secili të luajë rolin e vet. Pse je opozitë s’do të thotë të shkatërrosh vendin. Platforma ime s’kishte të bënte për 6 tetorin, por për Kosovën pas 6 tetorit”, ka thënë ai në KTV.

Veseli ka thënë se pret që partitë që kanë fituar zgjedhjet, VV-ja si e para e LDK-ja si e dyta, të kenë probleme në menaxhim të shtetit, duke thënë se “sa ishte PDK-ja në pushtet, ka pasur suksese të jashtëzakonshme që i ka arritur Kosova”./gazetametro.net

Share.