Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot stendat e prodhuesve dhe ka provuar produktet e tyre në “Hardh Fest” të Rahovecit.

Veseli ka thënë se prioriteti i tij si kryeministër është mbështetja e prodhuesve dhe nxitja e hapjes së fabrikave anekënd Kosovës, duke shtuar prodhimin tonë dhe hapur vende të reja pune, që rinia mos të largohet nga vendi.

Sipas tij, rritja e prodhimit vendos kontribuon edhe në uljen e çmimeve.

Postimi i plotë:

Në festivalin “Hardh Fest” vizitova stendat e shumë prodhuesve dhe provova produktet e tyre cilësore. Jam i bindur për potencialin e madh të tyre për t’u zgjeruar, nëse marrin përkrahjen e duhur nga shteti dhe luftohet korrupsioni.

Rritja e prodhimit vendor kontribuon në uljen e çmimeve për konsumatorët, duke ulur koston jetësore dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë.

Prioriteti im si kryeministër është mbështetja e prodhuesve dhe nxitja e hapjes së fabrikave anekënd Kosovës, duke shtuar prodhimin tonë dhe hapur vende të reja pune, që rinia mos të largohet nga vendi. Me luftën e efektshme kundër korrupsionit të gjitha do të realizohen.

Share.