Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me presidentin tha se është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë pandemie. Theksoi edhe njëherë se PDK-ja mbetet në opozitë.
Veseli tha se krejt ajo e cila kërkojnë si parti politike edhe PDK është të respektohet Kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve.
Veseli: S’mund të ketë zgjedhje në kohë pandemie, PDK-ja mbetet në opozitë
“Të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme kini parasysh faktin e pandemisë, edhe sipas OBSh-së, nuk e dimë kur do të përfundojë kjo çështje. Vullneti i sovranit është më legjitimi por ne rrethana kur kemi një situatë te pandemisë është ndoshta hipokrizi te flitet për gjendje të jashtëzakonshme kur te gjithë mund të dinë që nuk mund të jetë për 45 dite zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të rrezikojmë qytetarët. PDK ka pozicionin shumë të qartë politik në ketë situatë, ne do të jemi opozitë dhe të respektojmë Kushtetutën e Republikës se Kosovës”, tha Veseli./ Tv Malisheva