Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, është zotuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, pensionistët nuk do paguajnë asnjë cent për barnat.

Teksa ka vizituar njërën nga barnatoret në Prishtinë, Veseli takoi pensionistë të cilëve përveç barnave pa pagesë, u premtoi edhe rritje të pensioneve për 80 për qind në katër vjetët e ardhshëm.

Pretendenti i PDK-së për kryeministër premtoi se brenda tetë muajve të mandatit të tij, qytetarët e Kosovës do kenë edhe sigurimin shëndetësor.

“Jam i vendosur që të gjithë pensionistëve, përveç faktit që do u rritet për 80 përqind pensionet për 4 vite, 20 përqind për çdo vit 2020, 20 përqind e çdo vit nga 20 përqind. Barna për pensionistët tanë mosha mbi 65 vjeçar me emër të Zotit nuk kemi me pagua asnjë cent. Ministri i Shëndetësisë me një punë të mirë që ka bërë i ka shpëtuar 12 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, pikërisht në ndaljen e abuzimeve, nuk ka pasur çmimore të barnave, i kemi paguar shtrenjtë, nuk kemi pasur kontroll mbi barna, pacientët kanë paguar afati iu ka skaduar. Tani e kemi futur çmimoren, e kemi futur listën esenciale të barnave, për aq sa ka një kontroll jashtëzakonisht të barnave edhe skadence se jemi duke u orientuar që njerëzit e kategori që kanë nevojë për përkrahje me ua mundësua, kush ma shumë ka nevojë sesa pensionistët”, tha Veseli.

Gjatë vizitës numri një i PDK-së, takoi edhe dy pensionistë, të cilën kanë qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës për shumë vjet.

Polici i pensionuar Sylejman Hajdini teksa falënderoi Veselin për përkushtimin, tha se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka menduar për një jetesë më të dinjitetshme për pensionistët.

“Janë disa që brenda javës harxhohen, quhem Sylejman Hajdini jam pensionist. Veseli: Ku keni punuar. Unë në Polici deri në 90’tën dhe pas luftës 9 vite e gjysmë…Ne u jemi mirënjohës, mund të them se ju jeni të vetmit që mendoni për pensionerët..Edhe ne në atë mundësinë tonë, edhe ne do jemi për ju”, tha Hajdini

Veseli po ashtu gjatë vizitë në barnatore takoi edhe Mustafë Dodajn, i cili për 40 vjet ka shërbyer si ndihmës i udhëtarëve në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

“Unë jam Mustafë Dodaj, ndryshe jam pensioner i ri, i freskët, tash e dy vjet kam punuar në stacionin e autobusëve plotë 40 vjet”, tha ky pensionist.

Share.