Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftu për një vetëaksident në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një kombibus është vetëaksidentuar. Në të kanë qenë 4 persona të lënduar ku janë dërguar në spitalin rajonal e ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur ndërsa 3 të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i policisë për të hetu rastin”, ka deklaruar Gashi.
/TV Malisheva