Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të së premtes në Mitrovicë.

Aty humbi jetën A.SH 21 vjeçar ndërsa shoferi dhe dy pasagjerët kanë marrë lëndime por pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Këtë e kanë bërë të ditur nga drejtoria e Policisë në Mitrovicë.

Deri te aksidenti thuhet të ketë ardhur shkak i shpejtësisë ku shoferi kishte humbur kontrollin mbi veturën.

“Sot rreth orës 02:45 në rrugën nacionale Zubin Potok- Mitrovicë, në fshatin Zhabar, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushte të rrugës, vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vet-aksident. Si pasoj e aksidentit pasagjeri A.Sh., 21 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjeret tjerë pas marrjes se tretmanit në Spitalin rajonal Mitrovicë janë liruar në shtëpi”, thuhet në komunikatë për media.

Rasti është kualifikuar si ‘aksident trafiku me fatalitet’ ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri dhe njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorëve të rasteve, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentet me pasojë fataliteti.

Share.