Në bilancin e përditshëm zyrtar, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Gjithashtu, nga 1960 testime, janë konfirmuar 14 persona të shëruar dhe vetëm 1 rast i ri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë. /TV Malisheva