Gjendja me pandeminë COVID-19 vazhdon të përmirësohet në Kosovë.
Dje u shënuan 17 raste të reja me këtë virus, ndërsa dy persona humben jetën.
Numri i të shëruarve është rritur, kurse numri i rasteve aktive është 172.
“Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.
Deri këtë të premte 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva