Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm.

Në tërë vendin aktive janë vetëm 179 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 9 raste pozitive, kurse nuk pati viktima.

“Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva

Share.